Gjykata penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit për tre të arrestuarit për tritolin ndaj një biznesi në Kamëz.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se togat e zeza kanë caktuar masat e sigurimit arrest në burg për Flogert Mezhikën, ndërsa Jeton Lami dhe Florin Domi arrest në shtëpi.

Ata para gjykatës nuk kanë folur, por janë mbrojtur nga avokatët e tyre.

Domi ka ofruar edhe garanci pasurore, prej 6 milion lekesh të vjetra, që në rast se shuma depozitohet do t’i ndryshoj masa e sigurisë për shkak të rrethanave familjare.

500 mijë euro ishte gjoba që Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika dhe Ervis Lami i vunë pronarit të objektit, dhe kur ai refuzoi, ata i vunë eksplozivin duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Jeton Lami, dikur oficeri i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit është i dënuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn dhe rezulton te jetë personi i fundit që e ka takuar atë, 2 vjet pas lirimit nga burgu u rishfaq sërish në skenën e kronikës së zezë këtë herë për gjobvënie.

Ndërsa Ervis Lami edhe përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta