Inside Story/ “Thembra e Akilit”, si po shfrytëzohen raportet mjeko-ligjore për zbutjen e akuzave dhe lirimin e kriminelëve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Euronews ka deklaruar se vendi jonë meriton një vend në tryezën e BE-së, duke përmendur reformat dhe mbështetjen publike.
Rama thotë se krimi dhe korrupsioni janë probleme serioze, por jo ekskluzive për Tiranën, pasi “edhe Brukseli ka krim”, sipas tij.
“Shqipëria meriton të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur pas një dekade reformash dhe mbështetjeje civile”, tha kryeministri Edi Rama.
“Aspirantja për anëtarësim në Ballkanin Perëndimor ka hyrë në fazën e fundit të negociatave me BE-në dhe e sheh vitin 2030 si një datë të mundshme pranimi në bllok.
Shqipëria ka qenë një vend kandidat për më shumë se një dekadë, por ka përfituar nga impulsi gjeopolitik për të zgjeruar unionin i shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Si rezultat, Shqipëria tani shihet si një favorite”, shkruan Euronews.
Rama, tha se Shqipëria ka kaluar nëpër një transformim dhe është e përkushtuar ndaj integrimit evropian. Ai argumentoi se vendi ka një histori të përkatësisë në perandori të mëdha dhe “BE-ja është një perandori e mirë” për të garantuar lirinë dhe sundimin e ligjit.
Rama i tha Euronews se krimi dhe korrupsioni janë çështje serioze dhe qeveria e tij i trajton ato si të tilla, por shtoi gjithashtu se kriminaliteti dhe krimi i organizuar nuk janë ekskluzivitet vetëm i Tiranës.
“Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian”, tha ai në programin kryesor të Euronews, The Europe Conversation.
“A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka? Shikoni këtë qytet (Brukselin). Ky është një shembull tjetër. Por ka edhe gjëra të shkëlqyera”, shtoi ai.
Rama, i cili ishte në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në një forum të Komisionit Evropian mbi zgjerimin, tha se homologët e tij evropianë kanë treguar mbështetje për pranimin e Shqipërisë në bllok dhe vuri në dukje marrëdhënien e tij të ngushtë me kryeministren italiane Giorgia Meloni.
“Italia na kërkoi. Dhe kur Italia kërkon, ne gjithmonë themi po. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace”, shtoi ai.
Rama ka përjashtuar zgjerimin e “modelit shqiptar” në më shumë vende përtej Italisë, edhe nëse sistemi është propozuar nga shtete të tjera anëtare në Evropë si një opsion, pasi Evropa ndjek një qëndrim më të ashpër ndaj migracionit.
Top Channel