Vrau dy persona në 1997-ën, Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për ish-policin Tomorr Çela
Katër fshatra të Njësisë Administrative Ballaban, në Bashkinë Këlcyrë, vijojnë të jenë totalisht të izoluara si pasojë e rënies së inerteve në rrugën që i lidh me aksin nacional.
Rreth 500 banorë të fshatrave Kajc, Pavar, Vinokash dhe Toshkëz raportojnë se janë prej orësh të bllokuar dhe nuk kanë asnjë mundësi lëvizjeje. Banorët apelojnë për ndërhyrje emergjente për hapjen e rrugës, ndërsa thonë se deri tani asnjë institucion nuk u është përgjigjur.
Bllokimi i rrugës ka krijuar vështirësi të mëdha për furnizimet dhe aksesin në shërbimet bazë, duke rënduar situatën në këto zona malore.
Banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave civile për normalizimin e qarkullimit.
Top Channel