Fotolajm/ Situatë e rënduar nga reshjet në bashkinë Delvinë, përmbyten tre shtëpi, evakuohen banorët

19/11/2025 12:16

Në Delvinë tre shtëpi janë përmbytur dhe për rrjedhojë është bërë evakuimi i banorëve.

Për këtë punohet me tre skrepa për t’i sjellë në normalitet. Rrugët më problematike në qytet u hapën. Ndërkohë është e pakalueshme rruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, ku edhe atje punohet për hapjen e saj.

Rruga Fushvëri -Kalasë kalohet me shumë vështirësi, ku rrezikohet nga përroi i Gutinës, pasi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën në rreth 1 km. Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati  dhe  ka filluar dhe gërryen fushat  e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas. Problem shqetësues është edhe lumi i Vrizit në Delvinë, ku ka filluar dhe gërryen fushat e Bamatatit, Stjarit dhe ka prishur rrugën Stjar- Bajkaj.

Në Delvinë 3 shtëpi janë përmbytur dhe për rrjedhojë është bërë evakuimi i banorëve. Bashkia në punë në shërbim të komunitetit

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta