Formimi i qeverisë së Kosovës/ Konjufca përballet me votimin vendimtar, Vetëvendosje ka vetëm 56 nga 61 votat e nevojshme
19/11/2025 14:59
Seanca për formimin e qeverisë në Kosovë nisi me 45 minuta vonesë.
I mandatuari për kryeministër është Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje.
Sot është dita e fundit kur kjo parti që mori për herën e dytë të drejtën për formimin e qeverisë provon të zgjedhë kryeministrin edhe pse i ka vetëm 56 vota nga 61 sa duhen.
Nëse edhe Konjufca dështon, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme jo më herët se 30 ditë e jo më vonë se 40 ditë.
Top Channel