Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale sekuestrohen dy herë në Shqipëri/ Mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare Reshjet e dendura që kanë goditur Delvinën gjatë natës kanë shkaktuar një situatë të rëndë emergjence, duke bllokuar rrugën kryesore hyrëse të qytetit dhe duke izoluar disa zona.
Prurjet e mëdha të ujit kanë hyrë në biznese përgjatë aksit, duke dëmtuar mallra dhe pajisje, ndërsa banorët raportojnë se niveli i ujit është rritur me shpejtësi.
Punonjësit e bashkisë dhe mjetet e rënda kanë punuar gjatë gjithë natës për të hapur rrugët dhe për të devijuar ujin nga zonat e banuara. Po ashtu edhe kryetari i Bashkisë Delvinë ka qenë në terren, duke monitoruar situatën dhe koordinuar ekipet e emergjencës.
Zona të izoluara:
Autoritetet pritet të japin një përditësim të ri gjatë orëve të paradites, ndërsa banorëve u kërkohet të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile.
Top Channel