Skandali i korrupsionit prej 100 milionë dollarësh në Ukrainë, shkarkohen nga detyra ministri i Energjisë dhe ai i Drejtësisë Vetëm katër nga 50 vendet e anketuara nga OKB kanë strategji kombëtare lidhur me përfshirjen e AI-t në kujdesin shëndetësor: Inteligjenca artificiale po transformon sektorin e shëndetësisë, duke premtuar kujdes më të mirë për pacientët dhe presion të reduktuar të fuqisë punëtore – por në të njëjtën kohë ajo vendoset pa masa mbrojtëse të mjaftueshme për pacientët ose punonjësit e shëndetësisë, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e saj më të ri.
Analiza tregon se miratimi, rregullimi dhe financimi i AI-së në sektorin e shëndetësisë ndyshon ndjeshëm në 50 vende që përfshijnë Europën dhe Azinë Qendrore. Gjysma e vendeve të anketuara kanë prezantuar chatbot-e AI për pacientët, ndërsa 32 po përdorin mjete diagnostikuese të mundësuara nga Inteligjenca Artificiale, veçanërisht për imazherinë dhe zbulimin.
Vendet po eksplorojnë gjithashtu AI për shqyrtimin e pacientëve, patologjinë, shëndetin mendor, analizën e të dhënave dhe planifikimin e fuqisë punëtore. Spanja, për shembull, po teston mjetet e AI-së për të rritur diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve, Finlanda po e përdor për të trajnuar punonjësit e shëndetësisë dhe Estonia po e aplikon atë në analizën e të dhënave.
Por, ndërsa 26 vende kanë vendosur për prioritetet e tyre për inteligjencën artificiale në kujdesin shëndetësor, vetëm 14 prej tyre kanë ndarë fonde për këto përpjekje dhe nga këto, katër përfshirë Finlandën e Suedinë kanë një strategji kombëtare specifike për inteligjencën artificiale në shëndetësi, të tjerët jo. Dr. Hans Kluge, kreu i zyrës së OBSH-së për Europën, paralajmëroi se pa “strategji të qarta, privatësi të të dhënave, mbrojtje ligjore dhe investime në leximin e saktë të AI, përdorimi i saj mund të ketë efektin e kundërt, e të përkeqësojë pabarazitë shëndetësore në kontinentin e vjetër.
“AI është në prag të revolucionarizimit të kujdesit shëndetësor. Por premtimi për kujdes më të mirë falë saj do të realizohet vetëm nëse njerëzit dhe pacientët mbeten në qendër të çdo vendimi që merret në këtë drejtim.”
Një nga sfidat kryesore sipas tij, është fakti që mjetet e AI bazohen në grupe të dhënash masive që mund të jenë të gabuara, të njëanshme ose të paplota, çka do të thotë se vendimet e tyre mund të pasqyrojnë ato të meta dhe të çojnë në gabime mjekësore, të tilla si diagnoza jo korrekte e trajtime të pasakta.
Top Channel