15 hektarë nën ujë, reshjet përmbysin sipërfaqe të mëdha bujqësore në qarkun e Korçës

19/11/2025 19:48

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në fushën e Maliqit.

10-15 hektarë sipërfaqe bujqësore janë nën ujë, si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Devoll dhe Dunavec, ndërsa dëmi sipas fermerëve është kolosal.

Sipërfaqet e mbjella me misër dhe patate janë mbuluar nga uji ndërsa fermerët flasin për miliona lekë dëme.

“Kam rreth 2 milionë e gjysmë lekë dëm. Jemi në katastrofë. Vjet humba 15 milionë lekë”, tha një qytetar.

Kjo situatë përmbytjesh, sipas fermerëve, nuk ndodhte prej vitesh, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet vazhdimi i reshjeve që mund të rëndojë situatën, duke shtuar sipërfaqen nën ujë dhe të rrisë bilancin e dëmit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta