Alisha Lehmann përjetoi një ‘surprizë’ aspak të këndshme. Futbollistja zvicerane që aktualisht është pjesë e Comos në kampionatin italian të vajzave denoncoi një grabitje që ishte bërë në apartamentin e saj në Como.

Lehmann që ka 16 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, mesa duket nuk i bëri dhe aq shumë përshtypje edhe pse e komentoi ngjarjen me ironi. ‘Herën tjetër që do hyni në shtëpinë time, ju lutem pastrojeni vuaj paj nga çrregullimi obsesivo-kompulsiv-shkruante Lehmann në Instagram Story teksa publikoi edhe një video të shtëpisë së saj që ishte e kthyer përmbys

Nuk është hera e parë që 26 vjecarja, e konsideruar si futbollistja më sexy në botë që gjendet në një situatë të tillë të pakëndshme. Edhe një vit më parë, në tetor të 2024, kur ishte pjesë e Juventusit, Lehmann kishte denoncuar për një vjedhje me vlerë 500 mijë euro në banesën e saj në Torino ku ajo jetonte me të dashurin e saj në atë kohë, Douglas Luiz që tani është në radhët e Nottingham Forest.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta