Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Europën, Wesley Clark e ka vazhduar dëshminë e tij në Hagë ku është thirrur prej ekipit të mbrojtjes së Hashim Thacit.

Gjenerali tashmë në pension, i qëndroi besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.

I pyet për një deklaratë në gazetën Shekulli në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik të serbëve, Clark tha: “Unë nuk kam prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj, por kam të dhëna që dëshmojnë të kundërtën”.

Clark po i referohej pretendimeve të asaj kohe për dëbimin e rreth 170.000 serbëve. Nga ana tjetër sakaq, theksoi se gjatë viteve të luftës në Kosovë, kishte qenë i përgatitur për çdo sulm që forcat e regjimit serb mund të ndërmerrnin ndaj popullit kosovar.

“Ne do të bënim çfarëdo që mundnim, për të arritur misionin tone. Madje, përgjegjësia ime ishte që ata të mos vinin më në Kosovë. Unë duhej të kisha një plan”, tha Clark.

Clark sqaroi se nuk mendonte që Serbia do të kthehej në Kosovë, por tha se si gjeneral ishte puna e tij të vlerësonte rreziqet dhe rrethanat e asaj kohe, “sepse ende nuk kishte një marrëveshje. Në fakt, sipas tij, nuk pati marrëveshje derisa Kosova arriti pavarësinë në 2008-tën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta