Kombëtarja U21/Trajneri Alban Bush: Dy ndeshje, dy fitore, jemi të kënaqur
Ka rreth 8 vite që është larguar nga drejtimi i Kombëtares shqiptare, por Gianni De Biasi tashmë është pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit tonë.
Mbrëmjen e së dielës ai ishte në stadium për të ndjekur kombëtaren tonë, por edhe të tijën, duke qenë se edhe në intervistën për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa, ai i referohet si kombëtarja jonë.
“Sigurisht një ndeshje shumë e mirë përballë Anglisë, një kundërshtari të një tjetër niveli teknik e taktik, megjithatë duhet thënë se ishte një ndeshje shumë e rëndësishme edhe nga këndvështrimi i përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme të play off-it, edhe pse ende nuk dihet kundërshtari. Është shumë e rëndësishme që të mos kthehemi në skllevër të ndeshjeve të marsit dhe t’i konsiderojmë gjithë kohës sikur kemi një peshë të rëndë mbi supe. Mendoj që duhet t’i marrim pak më qetë ato ndeshje, por në të njëjtën kohë të bindur se kemi shumë forcë brenda grupit tonë”, thotë De Biasi.
Ndërkohë që, edhe pse me Anglinë dhe të vetëdijshëm për diferencat mes ekipeve, sërish pas golave të pësuar tifozët filluan të largohen.
“Stadiumi, në ndeshjen me Anglinë, kishte një atmosferë mjaft të mirë nga tifozët dhe padyshim që ata kanë qenë një armë shumë e fortë për ne. Ndërkohë që vura re se pas pësimit të golit të parë tifozët filluan të iknin sepse menduan se përfundoi gjithçka, por është pikërisht ai momenti kur duhet mbështetur ekipi më tepër, sepse kur ikën pa përfunduar ndeshja duket si mungesë respekti ndaj atyre lojtarëve që ishin në fushë dhe dhanë shpirtin e tyre për t’u përpjekur të bënin diçka më shumë”, shprehet ish-tekniku i Shqipërisë.
Sa i përket play off-it dhe kundërshtarit të radhës për kuqezinjtë, De Biasi ka një të preferuar: “Me shumë mundësi skuadrat me të cilat ne mund të përballemi janë Skocia, Sllovakia, Republika Çeke apo Polonia. Mendoj që e vetmja — ose më mirë, do të doja që kundërshtari ynë të ishte Sllovakia. Ngjan e çuditshme, por unë me ta jam përballur kur drejtoja Azerbajxhanin dhe besoj që Shqipëria mund ta mundë”.
Top Channel