Shqipëria u ndesh me Anglinë në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese të Botërorit, që u mbyll me rezultatin 0-2 për “Tre Luanët”, e cila nuk ndikoi në pozitat e kuqezinjve në grup.

Përveç momenteve të festës në stadium që u krijuan nga të dyja tifozeritë, gjithashtu kishte edhe momente të çuditshme.

Një rast, i cili tashmë është bërë viral në rrjetet sociale, ishte kur një tifoz anglez ngeci në derën e sigurisë, para se të futej në tribunë.

Dera nuk po lëvizte dhe tifozi u detyrua të priste ndihmën e stafit të stadiumit për të mundësuar hapjen e derës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta