PS refuzon sërish PD, kërkohej debat për minimumin jetik, Bardhi: Asgjësim i parlamentarizmit

17/11/2025 15:13

Në konferencën e kryetarëve opozita mori një tjetër JO në kërkesën  “Për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik”.

“Maxhoranca në kuvend, vijon me projektin për asgjësimin e parlamentarizmit dhe çdo mekanizmi kontrolli që parashikon rregullorja e Kuvendit. Ka ardhur në kuvend për shqyrtim projekt buxheti 2026 dhe para tre ditësh edhe paketa fiskale apo ligjet financiare që shoqërojnë. Qartësisht në këtë projekt buxhet cenohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për caktimin me ligj të minimunit jetik”, tha Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD.

Kryetari Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla të tilla kërkesa i quan
një situatë atipike në historinë 35-vjeçare të Kuvendit, ku vetëm në 3 muajt e parë të këtij kuvendi tha ai,   kanë  ardhur një numër kërkesash mocionesh me debate 2 herë më e madhe krahasuar me 4 vite të shkuara.

“Kur vjen dhe kërkon “dua një mocion me debat për minimumin jetik”, ndërkohë që je duke diskutuar buxhetin, ndërkohë që e di fare mirë që ky është buxheti më i madh në histori. Jam dakord, jemi dakord për çdo lloj instrumenti apo mocioni me debat. Dhe në 2 ditët e dhëna për diskutim për buxhetin të jetë pjesë e debatit edhe kjo çështje. Nuk kemi të bëjmë me një kërkesë që bëhet me qëllimin e mirë të mbajtjes së debatit. Nuk janë kërkesa që duan t’i shqyrtojnë në Kuvend, as seancë, të tilla kërkesa janë rendi i ditës i foltores që do vendoset në bulevard”, tha Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta