Pas mbylljes së Kualifikueseve të Botërorit 2026, skuadrat e kategorisë Superiore kthehen në fushat e lojës këtë fundjavë. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar kalendarin e ndeshjeve për 4 javët e ardhshme; nga java e 12 në të 15.

Java e 12 do të luhet në dy ditë, këtë të shtunë dhe të diel. Për ditën e shtunë janë parashikuar të zhvillohen 3 ndeshje më konkretisht; Vora-Teuta, Egnatia-Bylis, të dyja këto në orën 16:00 dhe Dinamo-Elbasani në orën 19:00. Ndërsa të dielën do të luhen Partizani-Vllaznia dhe Flamurtari-Tirana, të dyja në 16:30

Java e 13 përkon edhe me Festat Kombëtare dhe ndeshjet janë të ndarë në dy ditë, e premte dhe e shtunë. Kështu ntë premten e 28 nëntorit do të luhen Elbasani-Partizani dhe Vllaznia-Teuta të dyja në orën 18:00, ndërsa në 29 nëntor janë programuar Bylis-Dinamo në orën 13:30 dhe Flamurtari-Vora në 16:30. Po kështu në 29 nëntor do të jetë edhe sfida Tirana-Egnatia, por orari i kësaj ndeshjeje nuk është përcaktuar ende.

Ndeshjet e Javës së 14 do të luhen në 3 dhe 4 dhjetor. Kështu në 3 dhjetor do të zhvillohen Teuta-Elbasani, partizani-Bylis në orën 16:30 dhe derbi Dinamo-Tirana në 19:30. Ndërsa një ditë më pas, në 4 dhjetor janë programuar Vora-Vllaznia në 13:30 dhe Egnatia-Flamurtari në 16:30

Përsa i përket javës së 15, sfidat e këtij raundi do të luhen në 7 dhe 8 dhjetor. Në 7 dhjetor do të luhen Bylis-Teuta në 13:30dhe Derbi i Kryeqytetit Tirana-Partizani në orën 18:00. Ndërsa në 8 dhjetor do të luhen Egnatia-Vora në 16:00, Elbasani-Vllaznia në orën 19:00 dhe Flamurtari-Dinamo, edhe kjo në orën 19:00

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta