Festivali i shahut në Gjirokastër, pjesëmarrës nga të gjitha moshat nga Shqipëria dhe Kosova

17/11/2025 13:21

Përgjatë një jave qyteti i Gjirokastrës është kthyer në qendër mbarëkombëtare të kompeticioneve në sportin e shahut.

Rreth 200 sportistë të moshave të ndryshme nga qytete të vendit si dhe Kosova janë pjesëmarrës në Festivalin e Shahut, i cili po organizohet në qytetin e gurtë.

Është një Festival Kampionatesh ndërkohë që më shumë se gjysma e kampionateve do të zhvillohen në të njëjtën kohë në Gjirokastër, Kampionati Kombëtar i Meshkujve, Kampionati Kombëtar i Femrave, Kampionati Mbarëkombëtar Blitz dhe Rapid, do të zhvillohet një konkurs me të gjithë nxënësit e shkollave të Gjirokastrës si dhe  një simultane shahu ku do të jenë mjeshtrit më të shquar të shahut”, u shpreh Kristaq Andoni, Federata e Shahut.

Sportistët nga Kosova dhe shahistët në veçanti  janë gjithmonë të prirur dhe të dëshiruar për të ardhur në turne si ky mbarëkombëtar që mbahet  në Gjirokastër dhe me siguri do të jenë në fundjavë”, u shpreh Fatmir Gërguri, Federata e Shahut të Kosovës.

Organizmi i aktiviteteve në sportin e shahut në rrethe i shërben tërheqjes së fëmijëve dhe të rinjve për të ushtruar “sportin e mendjes” duke iu larguar keq përdorimit të teknologjisë. Gjirokastra ka një traditë sportive të veçantë në shah ndërsa shahistët e klubit “Luftëtari” në vite kanë spikatur në eventet kombëtare për këtë sport.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta