Ndërron jetë 48-vjeçarja në Korçë, djali akuzon mjekët: Nuk treguan kujdesin e duhur, e nxorën nga spitali Pas 9 muajsh hetime Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim vrasjen e 37 vjeçarit Asim Gjoni, krim për të cilin autor është babai i tij Hekurani.
Krimi ndodhi këtë shkurt në Tiranë pas një konflikti të çastit ku 74 vjeçari qëlloi për vdekje me thikën e bukës të birin.
Përpara hetuesve i moshuari shpjegoi se kur ishin duke drekuar në shtëpinë e tyre u ngacmuan me fjalë me të birin dhe në inat e sipër e ka qëlluar me shpullë.
I biri i është kundërpërgjigjur dhe mes tyre ka ndërhyrë vajza që ka tentuar t’i ndajë.
Sipas Hekuran Gjonit i biri Asimi ka shtyrë të motrën duke e rrëzuar në tokë çka ka sjellë acarimin e tij. Në ato momente ka kapur thikën në tavolinë dhe e ka qëlluar vetëm një herë në brinjë, plagë e cila rezultoi fatale.
Ndaj 745 vjeçarit është ngritur akuza e vrasjes për shkak të rrethanave familjare që sipas kodit penal rrezikon burgim të përjetshëm.
Top Channel