Marinari në një traget linje Durrës-Ankona ka rënë në prangat e policisë kufitare të portit të Durrësit.
Bëhet fjalë për shtetasin italian S. M., 25 vjeç, banues në Itali.
I riu u kap në flagrancë në ambientet e terminalit të pasagjerëve të Portit Durrës, në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, bazuar në informacionet e siguruara më parë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako brenda së cilës kishte lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të arrestuar në flagrancë S. M., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Top Channel