Tenistët Potapova dhe Griekspoor ‘dalin zbuluar’, pushime romantike në Maldive…
16/11/2025 14:19
Anastasia Potapova dhe Tallon Griekspoor dalin zbulur gjatë pushimeve në Maldive dhe konfirmojnë zërat e kohëve të fundit për një lidhje që ka nisur prej disa muajsh.
Potapova që u martua me kolegun e saj Alexander Shevchenko në 2023, u divorcua prej tij pas rreth 1 viti. Në fillim të muajit mars, tenistja, numri 51 i renditjes botërore u pa në tribunë teksa ndiqte ndeshjen mes Griekspoor dhe Alexander Zverev në Turneun Masters të Indian Wells.
Në muajt në vijim tenistja ruse 24 vjecare u pa teksa ndiqte ndeshjet e Griekspoor edhe në disa raste të tjera, hera e fundit ishte në Turneun e Vjenës në muajin e kaluar.
Top Channel