Harry Kane e pranon: Ndeshja me Shqipërinë, ndoshta një ndër më të vështirat në grup
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdojnë të shkruajnë historinë e futbollit botëror.
Me kualifikimin direkt të Portugalisë në Kupën e Botës 2026, sulmuesi portugez ka siguruar paraqitjen e tij të gjashtë në këtë kompeticion, duke u barazuar me rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messin. Të dy janë tashmë futbollistët e vetëm në histori me kaq pjesëmarrje.
Deri më sot, Ronaldo numëronte pesë Botërorë, po aq sa dhe një grup legjendash të futbollit botëror: Gigi Buffon (me një turne pa minutazh), Antonio Carbajal, Lothar Matthäus, Rafa Márquez, Andrés Guardado, Guillermo Ochoa (me dy pjesëmarrje pa luajtur) dhe Luka Modric.
Por Botërori i vitit 2026 do t’i çojë Ronaldo dhe Messin një nivel më lart: askush më parë nuk ka arritur të luajë në gjashtë edicione të Kupës së Botës.
Ky rekord i ri e forcon edhe më shumë statusin e tyre si dy ikonat më të mëdha të futbollit modern dhe, ndoshta, të historisë së lojës.
Top Channel