Veprimi i pazakontë në ndeshjen me Shqipërinë, fansat në Angli “kryqëzojnë” Bellinghamin
Ashtu sic ndodh në cdo ndeshje futbolli, edhe pas përfundimit të ndeshjes mes Kombëtares Shqiptare dhe Anglisë, portali i specializuar ‘Sofascore’ ka bërë vlerësimet duke vendosur notat për futbollistët e secilës skuadër.
Te Kombëtarja shqiptare, më i vlerësuari ishte portieri Thomas Strakosha, pavarësisht dy golave të pësuar nga Harry Kane
Gardiani kuqezi është vlerësuar me notën 7.5 dhe mesa duket për të bërë këtë vlerësim janë marrë parasysh edhe disa ndërhyrje të tij brenda shtyllave të portës. Pas Strakoshës, si futbollisti më i vlerësuar është Qazim Laci me notën 6.9 dhe podiumin e vecantë e plotësojnë, Berat Gjimshiti dhe Myrto Uzuni të dy me notën 6.6.
Më pas vijnë Ismajli, Ramadani, Asllani dhe Arbër Hoxha me notën 6.5 secili të ndjekur nga Hysaj(që u dëmtua në pjesën e parë) dhe Bajrami me 6.4 e në fund është Naser Aliji me 6.2. Ndërsa te formacioni i Anglisë, padyshim që notën më të lartë e ka Harry Kane për 2 golat e tij, me sulmuesin e Bayernit që u vlerësua me notën 9.

Top Channel