“Na bënë dy gola të shpejtë”, Strakosha pas humbjes me Anglinë: Dhamë maksimumin, për play off…

16/11/2025 20:39

Pas humbjes me Anglinë në Tiranë, Thomas Strakosha dha një prononcim për Digitalb.

Ai u shpreh se ekipi dha maksimumin, ndërsa shtoi se Anglia ka më shumë kualitete. Për play off, ai tha se nuk ka eksperiencë se me cilën kombëtare do të përballen.

Dhamë maksimumin. Anglia ka më shumë kualitete se ne. Por luajtëm futboll. Edhe në Angli nuk luajtëm kaq shumë. Të jemi të gjithë me këmbë në tokë. Asnjë nuk ka shënuar gol ndaj Anglisë.

Kemi pasur ulje-ngritje. Në disa ndeshje kemi luajtur shumë mirë, por s’kemi marrë maksimumin. Në disa ndeshje s’kemi luajtur shumë mirë, por kemi marrë pikët.

Nuk kam asnjë preferencë për play off-in. Duhet të marrim maksimumin me çdo ekip që do ndeshemi që të arrijmë finalen.

Na bënë dy gola të shpejtë. Sa u futën Foden dhe Saka ndryshoi loja. E kuptojmë që duhet të jemi me këmbë në tokë dhe shpresojmë që në ndeshjet e tjera të mos pësojmë gol.

Bëra disa gabime që nuk duhet t’i bëja, por kështu e ka futbolli”, tha Starkosha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta