Mbyllja e fushatës Kualifikuese, Edi Rama postim për Kombëtaren shqiptare pas ndeshjes me Anglinë: Mirënjohje dhe respekt, tani play off-i

16/11/2025 21:27

Shqipëria e mbylli fushatën Kualifikuese të Botërorit 2026 me takimin kundër Anglisë në Tiranë, sfidë që përfundoi 0-2 për “Tre Luanët”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka falënderuar ekipin për arritjen e vendit të dytë dhe tani sytë janë drejt fazës play off.

“FALEMINDERIT

Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit.

Tani pllei ofi

FORCA SHQIPËRI”, shkruan Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta