“Manuali i rrëzimit”/ Romani i Jonila Godoles që i jep përgjigje pyetjes se kush e rrëzoi bustin e Enver Hoxhës

16/11/2025 12:51

Është shkurti i vitit 1991 kur gazetari gjerman vjen në Tiranë me shpresën për të gjetur vajzën që pëlqen Martën, rastësia e bën dëshmitar të rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës në shesh.

34 vite më vonë, gazetari rikthehet të ta takojë po të njëjtët njerëz, të cilët pretendojnë se kanë rrëzuar përmendoren.

Ky është subjekti i “Manualit të rrëzimit” të studiueses Jonila Godole, një roman mbi kujtesën, heshtjen dhe mënyrën si ia tregojmë vetes të kaluarën.

Ky libër më shumë se sa i jep përgjigje pyetjes se kush e rrëzoi statujën, hap pyetje të reja se di duhet ta kujtojmë të shkuarën dhe çfarë përfaqëson ajo në kujtesën tonë kolektive”, u shpreh studiuesja Jonila Godole .

Ky botim vjen pas një pune 5-vjeçare, ku Godole ka grumbulluar dhe analizuar çdo dokument, foto a dëshmi në lidhje me statujën, duke u ballafaquar me fakte të reja. Njësoj ndodh edhe me personazhet e librit.

Të gjitha personazhet më kanë ardhur në mënyrë shumë të natyrshme. Në fillim isha unë që i shkrova dhe pastaj, tjetër gjë kisha unë në mendje, krejt ndryshe mbaroi libri. Edhe vetë statuja do të flasë aty brenda, se si vetë statuja e ka përjetuar rënien”, shprehet Godole.

Përmes shtatë personazheve të “Manualit të Rrëzimit”, autori hedh dritë mbi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë.

Secili prej zërave funskionon si një polifoni dhe në fakt Kesler është si një dirigjent i padukshëm i kësaj polifonie. Secili prej nesh vendos t’i besojë njërit personazh, por në fund fare, Jonila na jep një shpullë”, theksoi pedagogia Dhurata Shehri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta