“Objektivi u arrit, jemi të dytët në grup”, Laçi për fazën kualifikuese: Rrugëtimi ishte i vështirë, shpresoj të kemi short të mirë
Shqipëria e ka mbyllur me humbje fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, edhe pse kuqezinjtë e kishin arritur objektivin play off tre ditë më parë.
Kuqezinjtë u ndëshkuan dy herë nga Harry Kane kundër Anglisë, pavarësisht një super paraqitjeje nga ana e djemve tanë, të cilët disa herë e bënë portën angleze të dridhej.
Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, me Hysajn që provoi të gjente një supergol në minutën e 18’, por tentativa e tij përfundoi mbi kuadrat.
Pas 8 minutash, mbrojtësi kuqezi u detyrua të linte fushën i dëmtuar, për t’u zëvendësuar nga Ivan Balliu.
Anglezët provuan të gjenin golin me Boëen dhe Quansah, por Strakosha u tregua i vëmendshëm të dyja herët për ta mbajtur portën e paprekur. Kështu u mbyll dhe pjesa e parë, pa asnjë gol të shënuar.
Pjesa e dytë ishte e zjarrtë, me Laçin që iu afrua golit në të 47’, por nuk e devijoi topin siç duhet. Arbër Hoxha iu afrua dy herë golit pak minuta më vonë, por u ndal nga portieri Henderson.
Pas një paraqitje të mirë të kuqezinjve, gjithçka u prish pas një largimi jo të saktë të topit në minutën e 74’, Harry Kane përfitoi për ta dërguar topin drejt rrjetës.
Në minutën e 82’, Harry Kane shënoi dhe golin e dytë personal dhe të dytin për Anglinë, duke futur në kasafortë tre pikët.
Minutat e fundit Shqipëria u detyrua t’i luante me 10 lojtarë, pas dëmtimit të rëndë të Armando Brojës, i cili nuk kishte shumë minuta që ishte në fushë dhe e la atë mes lotësh.
Kështu Shqipëria e mbyll këtë fushatë kualifikuese në vendin e dytë me 14 pikë, historike, me sytë tashmë që janë nga shorti i së enjtes për fazën play off.
Rezultati:
Shqipëri 0-2 Angli
Kane 74′, 82′
Komenti Live:
90+6′ Mbyllet sfida me fitoren 0-2 të Anglisë!
90+2′ Armando Broja dëmtohet dhe lë fushën me barelë dhe mes lotëve.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
84′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Laçi dhe në vendin e tij futet Pajaziti.
84′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Bellingham dhe në vendin e tij futet Rogers.
82′ Gol Anglia 0-2/ Rashford hedh një krosim drejt zonës dhe Kane godet me kokë, duke shënuar kështu dhe golin e dytë. (Video)
81′ Gjimshiti provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
80′ Bellingham shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Brojës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
76′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Bajrami dhe në vendin e tij futet Armando Broja.
75′ Dy zëvendësime te Anglia. Largohen Wharton dhe Bowen, në vendet e tyre futen Anderson dhe Rashford.
74′ Gol Anglia 0-1/ Pas një këndoreje, topi nuk largohet siç duhet dhe Kane e shtyn drejt rrjetës. (Video)
67′ Topi ngel te Bajrami, i cili provon me një gjuajtje fluturimthi, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
66′ Bajrami hedh një kros drejt zonës, por topi kontrollohet nga Henderson.
65′ Saka merr një top në zonë dhe godet me të majtën, por Strakosha arrin ta ndalë sërish.
63′ Dy zëvendësime te Anglia, Eze dhe Rice, në vendet e tyre futen Saka dhe Foden.
60′ Një top ngel në zonë dhe Bellingham godet mbi kuadrat.
57′ Bellingham jep një top për Eze, i cili godet, por Strakosha tregohet i vëmendshëm duke i mohuar golin.
51′ Bajrami hedh një top të bukur në zonë dhe gjen Hoxhën, i cili me goditjen e tij nuk gjen dot rrjetën, por ndalet nga Henderson.
50′ Hoxha provon me një gjuajtje nga distanca, por Henderson e devijon në këndore.
47′ Balliu hedh një top drejt zonës dhe Laçi provon me finte, por e gjen të përgatitur portierin Henderson.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+1′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
39′ Wharton shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asllanit dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.
37′ Quansah godet me kokë, me Strakoshën që e ndal sërish.
37′ Bowen provon me një gjuajtje brenda zonës, por Strakosha tregohet i vëmendshëm, dhe i mohon golin anglezëve.
36′ Aliji hedh një top drejt zonës, por askush nuk e arrin.
26′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Hysaj braktis fushën i dëmtuar, në vendin e tij futet Balliu.
18′ Hysaj provon një gjuajtje nga distanca, por goditja e tij shkon mbi kuadrat.
15′ Ramadani shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Harry Kane dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
4′ Declan Rice merr një top në zonë dhe godet me të djathtën, por Strakosha e kontrollon pa probleme.
1′ Starton dueli historik!
Formacionet Zyrtare:

Top Channel