Ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, kapet finlandezi në Tiranë
16/11/2025 10:23
Një shtetas finlandez i shpallur në kërkiom ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë.
L.E., 30 vjeç, u kap në Laprakë dhe u arrestuar me qëllim ekstradimin në Finlandë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit në Finlandën Perëndimore i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Hyrje në banesë private”, “Vjedhje me dhunë”, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” (mbetur në tentativë) dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, të parashikuara nga legjislacioni penal finlandez.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit L. E.
Top Channel