“FIFA favorizon ekipet e Amerikës Latine”/ Dibu Martinez i përgjigjet deklaratës së Gattusos: Eja provo të luash njëherë këtu

16/11/2025 15:51

Portieri i Argjentinës, Emiliano “Dibu” Martínez, ka reaguar ndaj deklaratave të trajnerit të Italisë, Gennaro Gattuso, i cili së fundmi kritikoi sistemin kualifikues të Kupës së Botës 2026 në Amerikën e Jugut.

Sipas Gattusos, formati i FIFA-s favorizon ekipet e CONMEBOL-it, pasi nga dhjetë skuadra, gjashtë kualifikohen direkt, ndërsa kombëtare të forta evropiane detyrohen të kalojnë nëpër playoff-e.

Martínez, në një intervistë për DSports, u përgjigj prerë duke mbrojtur realitetin e futbollit në Amerikën e Jugut dhe vështirësitë që, sipas tij, trajnerët evropianë nuk i kuptojnë.

“Në Evropë ata gjithmonë luajnë në fusha perfekte dhe të lagura… Nuk e dinë se si është Amerika e Jugut. Ka kompleksitete të tjera që atje nuk i shohin,” u shpreh portieri argjentinas, duke nënvizuar dallimet e mëdha mjedisore, infrastrukturore dhe atmosferike midis dy kontinenteve.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt Gattuson, deklarata e Dibu Martínez u interpretua si një përgjigje e qartë ndaj kritikave për formatin e thjeshtuar të kualifikimeve në Amerikën e Jugut — një debat që po ndez polemika mes Evropës dhe kampioneve të botës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta