Këngëtari i njohur performon sonte në Portokalli me Tajson dhe gjyshen!
Amir Abrashi mbyll karrierën e tij me kombëtaren shqiptare. Pas 51 ndeshjesh me fanelën kuqezi dhe 2 pjesëmarrjeve në Kampionatin evropian të Futbollit, mesfushori vendosi që të tërhiqet nga kombëtarja.
Federata Shqiptare e Futbollit, organizoi një ceremoni e shkurtër për të nderuar këtë futbollist.
Po kështu në rrjetet sociale qeveria e futbollit shqiptar dha edhe një mesazh falënderimi për kontributin e dhënë nga Amir Abrashi me fanelën kuqezi
‘Faleminderit, Amir Abrashi! 51 ndeshje si kuqezi, kilometra pafund të bëra, pjesë e historisë së Kombëtares, dy pjesëmarrje në Europian. Amir Abrashi ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar dhe meriton vlerësimin maksimal nga çdo tifoz kuqezi. Faleminderit Amir!’-theksonte FSHF në postimin e saj në rrjetet sociale.
Top Channel