Një futbollist 21-vjeçar i ekipit Lacco Ameno në Ischia është identifikuar dhe raportuar te karabinierët si autor i një vjedhjeje me thyerje në banesën e një trajneri të Real Forio, skuadër rivale që garon në kategorinë Eccellenza.

Ngjarja ka ndodhur natën mes të premtes dhe të shtunës.

Sipas hetimeve, pronari i banesës u zgjua dhe konstatoi se dikush kishte hyrë me forcë në shtëpi dhe kishte marrë 2,000 euro para të gatshme. Pas denoncimit, karabinierët siguruan pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, të cilat kapnin një person me kapuç duke lëvizur pranë banesës në orët e natës.

Analiza e videove çoi në identifikimin e 21-vjeçarit, i njohur në komunitet si futbollist i Lacco Ameno. Hetimet u përqendruan te ai dhe në orët pas vjedhjes, i riu u lokalizua në Chiaia di Forio, në zonën tregtare.

Gjatë kontrollit, ai u gjet me një çantë që kishte rroba të blera së fundmi dhe 1,400 euro në para të gatshme, të cilat dyshohet se janë pjesë e shumës së vjedhur. Shuma e rikuperuar pritet t’i kthehet trajnerit, ndërsa i riu është proceduar nga autoritetet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta