Është zbardhur sot nga policia shpërthimi me eksploziv, i vendosur një ditë më parë ndaj një biznesi për gjobëvënie në Kamëz.
500 mijë euro ishte gjoba që Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika dhe Ervis Lami i vunë pronarit të objektit, dhe kur ai refuzoi, ata i vunë eksplozivin duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se dy prej emrave janë të njohur për policinë.
Jeton Lami, dikur oficeri i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit është i dënuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn dhe rezulton te jetë personi i fundit që e ka takuar atë, 2 vjet pas lirimit nga burgu rishfaqet sërish në skenën e kronikës së zezë këtë herë për gjobvënie.
Ndërsa Ervis Lami edhe përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha.
Hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë.
Top Channel