“9-0 me Norvegjinë? E paimagjinueshme, por kurrë mos thuaj kurrë”/ Gattuso sheh nga Play Off-i: Të mos bëjmë asgjë të pamenduar
Mesfushori i Ganës, Abu Francis, ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes miqësore ndaj Japonisë.
24-vjeçari u përplas në një duel me lojtarin e Japonisë, Ao Tanaka, në momentin që po përpiqej të bllokonte një goditje. Pas kontaktit, lojtari i Ganës ra menjëherë në tokë, duke kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa minuta.
One of the most horrific injuries in World football history, get well soon, Abu Francis.
😢🙏🏾— Olawale Ayeni (@VjWale) November 14, 2025
Francis, i cili aktivizohet me klubin francez Toulouse, mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor dhe më pas u transportua me barrelë jashtë fushe, për t’u dërguar në spital.
Federata e Futbollit të Ganës njoftoi se gjendja e lojtarit është e qëndrueshme.
Në deklaratën zyrtare thuhet: “Abu Francis është në gjendje të qëndrueshme pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Japonisë. Ai u dërgua në Spitalin Memorial Toyota pas trajtimit emergjent në stadium. Stafi mjekësor i Black Stars, së bashku me mjekët e FC Toulouse dhe spitalit, kanë rënë dakord për planin e trajtimit të lojtarit.”
Dëmtimi ka shqetësuar tifozët ganianë dhe klubin e Toulouse, të cilët presin informacion të mëtejshëm mbi kohën e rikuperimit të mesfushorit.
Top Channel