U proceduan nga AMP për dhënien e vërtetimit që të hynte në punë Muçi Shaljani, Gjykata Penale cilëson të paligjshëm arrestimin e dy policëve

15/11/2025 15:42

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të cilësojë të paligjshëm arrestimin e dy policëve të komisariatit numër 3 në Tiranë Bruno Cara dhe Arshim Zajmi dhe nuk caktoi masë sigurimi në ngarkim të tyre.

Prokuroria kishte kërkuar caktimin e masave të sigurimit detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit deri në sqarimin e plotë të rrethanave të hetimit.

Dy efektivët u proceduan nga AMP pasi kanë dhënë vërtetimin që të hynte në punë Muçi Shaljani.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta