Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur
Tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas motin ekstrem të shkaktuar nga stuhia Claudia në Portugali.
Në një deklaratë të shkurtër, presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa shprehu “solidaritetin e tij me familjet e viktimave, pas kalimit të stuhisë tropikale Claudia që goditi Albufeiran këtë mëngjes”. Mbrojtja Civile kishte raportuar më parë në llogaritë e saj në mediat sociale se erërat e forta shkaktuan lëndimin e dy personave.
Ndërkohë, në një restorant buzë detit pranë Albufeiras, “shembja e pjesshme e një çatie (…) shkaktoi plagosjen e 20 personave”, tha gjithashtu Mbrojtja Civile. Shumë zona të Portugalisë jugore u vunë sot në alarm portokalli për shkak të motit të keq që ka goditur vendin ditët e fundit.
An 85-year-old British woman has died at a holiday campsite after Storm Claudia hit the Portuguese city of Albufeira
Regional commander of the Algarve, Vitor Vaz Pinto, said dozens of people were injured in the area. pic.twitter.com/kZ1XrByVgH
— Sky News (@SkyNews) November 15, 2025

Një çift të moshuarish u gjetën të vdekur pardje, të enjten, në shtëpinë e tyre pranë Lisbonës, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të natës së kaluar. Mbrojtja Civile e Portugalisë tha këtë mëngjes se kishte regjistruar më shumë se 3,300 incidente që nga e mërkura, kryesisht përmbytje dhe pemë të rrëzuara në të gjithë territorin portugez, si pasojë e stuhisë tropikale Claudia.
Top Channel