Tragjike në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren
15/11/2025 15:16
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2 të Rrogozhinës, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet gjatë manovrës së kthimit në rrugicën e lagjes.
Sipas Policisë, mjeti drejtohej nga F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, i cili është shoqëruar menjëherë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore në këtë aksident tragjik.
Top Channel