Tentuan të pengonin aksionin për hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policëve Rreth 2 orë pas mesnate, në një restorant në bulevardin Blu në Kamëz pati një shpërthim me lëndë eksplozive.
Nisur nga dëmet, policia dyshon se janë përdorur rreth 200 gram lëndë eksplozive në biznesin e kunetërve Benerd Elezi dhe Klodian Murati.
Kamerat të sigurisë së biznesit kanë kapur një person që lëviz në këmbë, vendos eksplozivin në pjesën e pasme të lokalit, e aktivizon me anë të një fitili dhe më pas largohet po në këmbë.
Nga shpërthimi pati dëme të konsiderueshme në kuzhinën e lokalit, por edhe në pallatin përballë, ku u thyen pothuajse të gjithë xhamat.
Në komisariat u thirrën pronarët e lokalit, të cilët dëshmuan se nuk kanë konflikte të hapura.
Pavarësisht kësaj, policia po thellon hetimet në disa pista për motivet dhe identifikimin e autorit të këtij sulmi.
Top Channel