Një seri shpërthimesh kanë goditur një zonë industriale në Ezeiza, në periferi të Buenos Airesit, duke shkaktuar një zjarr që është përhapur në disa objekte, sipas zyrtarëve lokalë.

“Shpërthimet dhe zjarri që po përhapet në disa objekte janë të tmerrshme”, tha kryebashkiaku i Ezeizës, Gaston Granados, për televizionin C5N. Më shumë se 20 persona janë plagosur, raportoi rrjeti.

Pamjet nga parku industrial Spegazzini tregojnë shkallën e shkatërrimit në zonë, ku ekipe të mëdha zjarrfikësish dhe ambulanca kanë mbërritur me nxitim në vendngjarje. Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta