Plakja e popullsisë shtoi demencën, mosha më e re e diagnostikuar me këtë sëmundje: Më shumë preken personat mbi 70 vjeç

15/11/2025 15:26

Gjithnjë e më shumë po shtohen personat e prekur nga demenca.

Ritmet intensive të jetës sot, stresi dhe mbingarkesa e trurit bëjnë që çdo kush të mendojë se një ditë mund të prekemi prej saj. Kjo shtohet kur mjekët neurologë thonë se vetëm 10% e pacientëve me demencë e kanë gjenetike.

Prof. Altin Kuqo, shef i shërbimit të neurologjisë, QSUT thotë: “Shtimi i personave me demencë lidhet edhe me plakjen e popullatës.”

Demenca prek edhe mosha fare të reja, gjë e cila e shndërron një person jo vetëm të paaftë për punë, por edhe të pamundur të bëjë jetë normale, pasi harron gjithçka dhe nuk është i ndërgjegjshëm.

“5-10% prekin mosha nën 60 vjeç, 30-40% prek mbi 70 vjeç. Mosha më e re që kam diagnostikuar është 40 vjeç”, shton mjeku.

Të gjithë kemi episode kur një moment qëndrojmë dhe nuk kujtojmë çfarë veprimi do të kryenim. Por a jemi të predispozuar për demencë më vonë?

“Kjo ka të bëjë më tepër me lodhjen dhe mbingarkesën e trurit dhe jo me demencën. Lodhja shkakton humbjen e përqendrimit”, shprehet Prof. Kuqo.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta