MotoGP Valencia, Marco Bezzecchi fiton pole positionin e fundit të sezonit
Lara Colturi festoi në mënyrën më perfekte 19 vjetorin e lindjes së saj. Skiatorja italiane që garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e Botës në ski u rendit në vendin e dytë në garën e Slalomit për vajza në pistën e Levi në Finlandë.
Skiatorja 19-vjeçare ishte thjesht e shkëlqyer edhe në zbritjen e dytë, teksa u rendit e treta pas legjendës Mikaela Shiffrin dhe Paula Moltzan me kohën 53 sekonda e 42 të qintat, ndërkohë që koha totale në të dy zbritjet ishte 1 minutë 50 sekonda e 58 të qintat.
Një kohë kjo, që e vendosi Lara Colturin në vendin e dytë në përfundim të të gjithë garimit dhe më mirë se ajo bëri padyshim Mikaela Shiffrin me një kohë 1 sekondë e 66 të qintat më të shpejtë se 19-vjeçarja jonë, me amerikanen që shkon në kuotën e 104 fitoreve.
Lara Colturi me këtë vend të dytë në garën e Slalomit mori 80 pikë duke e çuar në 116 pikë totalin pas dy garave të para të Kupës së Botës dhe e sheh veten në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme pas Mikaela Shiffrin dhe Paula Moltzan.
Top Channel