EMRAT/ Aksident në aksin Vlorë–Kotë, përplasen dy mjete, plagoset pasagjeri Gjykata e Apelit dënoi me 25 vite burgim Klaudio Përkolën, i cili konsiderohet si ndihmës gjatë atentatit që i mori jetën Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.
26-vjeçari u gjet fajtor për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, teksa më herët gjykata ka dënuar edhe ekzekutorët, mes tyre Eduart Lamaj, i mbetur i plagosur në skenën e krimit dhe që u arrestua teksa po kurohej në një spital privat në Tiranë.
Atentati ndodhi pesë vjet më parë dhe për këtë u morën të pandehur Eduart Lamaj, Ilir Xhepaj, ndërsa Oltion Vlashi dhe Klaudio Përkola vazhdojnë ende në kërkim. Kamerat e sigurisë tregojnë se si dy viktimat po pinin kafe, në momentin që nga dera e pasme e biznesit një person i maskuar dhe me kallashnikov ka qëlluar në drejtim të tyre. Gjatë shkëmbimit të armëve të zjarrit, qitësi plagoset dhe në vendngjarje shfaqen edhe dy të tjerë që e zhvendosin prej aty.
Hetimet provojnë se vrasësit, të maskuar dhe të veshur kamuflazh, u sollën nga një makinë që pas masakrës u gjet e parkuar në Tiranë. Duke marrë në pyetje pronarin e mjetit, policia shkoi te emri i Klaudio Përkolës, i cili pagoi 4200 euro për ta blerë.
Kjo makinë ishte blerë dy muaj para masakrës nga i shumëkërkuari. Mbrojtja insiston se Përkola nuk ka marrë pjesë në vrasje, por kërkesa për ta dënuar atë për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të ngjarjes u hodh poshtë nga gjykata.
Top Channel