Shkencëtarët e Universitetit të Tsinghua në Kinë u bënë të parët që arritën të regjistronin momentin kur një supernova copëton një yll; ata mundën të dokumentojnë formën që merr vala e goditjes gjatë gllabërimit të sipërfaqes së  yllit në shuarje.

Supernova SN 2024ggi, mbahej nën vëzhgim që prej prillit të vitit të kaluar. Vdekja e një ylli masiv është një proces i përbërë që fillon kur ylli shteron lëndën djegëse për fusione në bërthamën e tij. Yjet janë në një ekuilibër të ndjeshëm – me bashkimin e atomeve më të lehta në më të rënda (p.sh. hidrogjen në helium) krijohet energji, e cila prodhon një trysni të jashtme që parandalon shembjen gravitacionale të yllit, shpjegon Science Alert.

Në yjet me masë më të madhe, pas miliarda vitesh fuzioni, bërthama mbushet me hekur- çka përfaqëson fundin e këtij procesi.

Kjo është pika që nxit supernovën, e pas kësaj ndodh zhvillimi dramatik: Ylli fillon të shembet brenda vetes, duke krijuar një valë goditjeje që përshkon drejt bërthamës, pastaj kthehet prej saj dhe shpërthen jashtë, duke përshkuar në fund të gjithë sipërfaqen e yllit.

Regjistrimi i këtij momenti konsiderohet tejet i vlefshëm, pasi falë tij u pa qartë se vala e goditjes nuk ishte sferike, por  në formë veze apo topi amerikano-futbolli.

Nga ana tjetër, pati edhe një zhvillim tjetër befasues: kur vala e goditjes u përhap në materialin që ylli kishte hedhur për shekuj para shpërthimit, boshti dominues mori një orientim krejt tjetër, çka dëshmon se materiali përreth kishte një drejtim të ndryshëm nga ai i vetë bushtit të shpërthimit.

Ky konsiderohet një zbulim mahnitës, duke marrë parasysh se është regjistruar nga një distancë prej 23,6 milionë vite­dritë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta