Qarkullonte në qytet i armatosur, arrestohet në Durrës 53-vjeçari
Gjatë operacionit, forcat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me “Shqiponja”-t dhe Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë një 43-vjeçar nga Lezha, i identifikuar me inicialet Krenar Berisha, alias Krenar Shabani.
Sipas Policisë, i arrestuari kishte përshtatur lokalin që kishte marrë me qira si ambient për përdorim, përpunim dhe fshehje të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre.
Në momentin që ka vënë re shërbimet policore, 43-vjeçari ka tentuar të largohet me biçikletë dhe ka hedhur një çantë në lumin Drin. Pas ndjekjes dhe kërkimeve disa minutëshe, Policia arriti të kapë personin dhe të gjejë çantën e hedhur në lumë, brenda së cilës u gjetën doza të kanabisit gati për shitje.
Kontrollet vijuan edhe në lokalin që ai përdorte, ku u gjet një çantë tjetër e fshehur, në të cilën ndodheshin qindra doza të ndara të lëndës narkotike kanabis, të gatshme për shpërndarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Top Channel