Diell dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, si paraqitet moti këtë të shtunë
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Neonët 3”, i zhvilluar në Shkodër për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me llamba.
Nga operacioni, i cili ka përfshirë kontrolle intensive të kryera nga DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Shkodër dhe Forcat Operacionale “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë: Përparim Ndrevataj, 27 vjeç, Sebastian Gjoka, 24 vjeç dhe Artan Bilali, 58 vjeç. U shpall në kërkim K. P., 33 vjeç.
Gjithashtu, u ndaluan Genc Aliaj, 63 vjeç dhe Blendi Cufaj, 33 vjeç, dhe u proceduan penalisht edhe pesë punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan:
119 bimë të dyshuara kanabis
2.17 kg kanabis të tharë
284 pajisje elektrike për kultivim
7 celularë
1 armë zjarri pistoletë me municion
Dokumente italiane dhe targa angleze të dyshuara të falsifikuara
Orë dore Rolex, byzylykë, unazë, DVR, fenelina si e policisë, rripa dhe këllëf armësh
Një shumë parash në paund anglez.
Puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale vijon. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Top Channel