VIDEO/ Po prezantonte librin e tij në Madrid, ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit goditet me vezë nga…xhaxhai i tij
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, pritet të largohet nga posti i tij më herët sesa ishte parashikuar.
Lajmi raportohet nga gazetari Pepe Alvarez, i cili thotë se drejtuesi spanjoll do të tërhiqet vitin e ardhshëm, pavarësisht se mandati i tij zgjat deri në vitin 2028.
Perez, 78 vjeç, drejton Real Madridin që prej vitit 2009, duke qenë figura qendrore në transformimin sportiv dhe ekonomik të klubit gjatë dy dekadave të fundit.
Ndërkohë, skuadra është aktualisht në krye të La Ligës pas 12 javësh, me 31 pikë. E drejtuar nga Xabi Alonso, Real Madrid ka tre pikë avantazh ndaj ndjekëses më të afërt.
Më 23 nëntor, madrilenët do të luajnë në transfertë ndaj Elches, në ndeshjen e radhës të kampionatit spanjoll.
Top Channel