Video/ Pamje të rënda, mesfushori afrikan pëson dëmtimin horror në miqësoren me Japoninë
Italia po përgatitet për sfidën e fundit të Grupit I ndaj Norvegjisë, një ndeshje që praktikisht nuk ndryshon më renditjen, pasi Azzurrëve do t’u duhej një fitore me nëntë gola diferencë për t’u kualifikuar direkt në Botërorin 2026. Një skenar që trajneri Gennaro Gattuso e cilësoi hapur si të pamundur.
“Të fitosh 9-0 është e paimagjinueshme,” tha ai në konferencë. “Në futboll nuk thua kurrë kurrë, por duhet t’i qëndrojmë realitetit. Ne do të luajmë për krenarinë tonë dhe me mendjen te faza eliminatore.”
Trajneri theksoi se sfida me Norvegjinë mbetet një test i rëndësishëm për gjendjen e skuadrës: “Ndeshja do të tregojë nivelin tonë. Nuk duhet të bëjmë asgjë të pamatur, sepse jemi para ndeshjeve vendimtare.”
Gattuso konfirmoi se Calafiori dhe Tonali do të mungojnë, ndërsa Frattesi do të jetë titullar. Ai foli edhe për rrezikun që paraqet Norvegjia e Haalandit: “Të krijojnë idenë se po dominon, por me cilësinë që kanë përpara, mjafton një gabim që të ndëshkohesh.”
Për Haalandin, Gattuso ishte i drejtpërdrejtë: “Është unik. Një makinë që thyen rekorde dhe nuk ndalet.”
Trajneri shtoi se Italia duhet të vijë në formë të shkëlqyer në muajin mars, kur do të luajë ndeshjet playoff për Botërorin: “Duhet të jemi fizikisht dhe mendërisht në maksimum. Pikët fitohen kur je kokëfortë, jo më parë.”
Top Channel