Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera

15/11/2025 13:01

Akademiku dhe studiuesi Artan Fuga u shpall autori më i mirë i vitit nga juria e Panairit të 28-të librit për romanin “Ndëshkimi i Dytë i Evës”, që e vlerësoi si një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës, dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë.

Duke ndërthurur dimensionin filozofik dhe psiko-social, profesor Fuga analizon ndryshimet e shoqërisë në tre dekada.

“As më kishte shkuar ndonjëherë në mendje që një roman do më merrte vite më shumë se çdo libër tjetër studimor. Për mua, personazhet, qofshin pushtetarë, qofshin burokratë, qofshin njerëz që kanë hallet e tyre të përditshme, të gjithë jemi bashkë në një fajësi universale”, tha ndër të tjera akademiku Fuga.

Juria e kryesuar nga Elsa Skënderi Virgjil Muçi si përkthyesin më të mirë të vitit për përkthimin mjeshtëror të veprës Xhejmsi të Percival Everett, fitues i Çmimit Pulitzer 2025, ku sipas jurisë, reflektohen njohuritë e thella të natyrës së shqipes, por edhe talenti i tij prej shkrimtari.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, një traditë e përvitshme e Panairit, studiuesi Albi Xhiku me veprën “Faqeve të historiografisë shqiptare” u përzgjodh autori i librit më të mirë studimor.

Këtë vit u rikthye çmimi për autorin më të mirë të letërsisë për fëmijë, që vitin e klauar I mungoi panairit. Valbona Banka u vlerësua për romanin për Aria, në dorën time, me motivacionin për rrëfimin e këndshëm dhe me shenja identitare të vendit dhe të gjuhës sonë.

Çmimi për përkthimin nga frëngjishtja në shqip iu përkthyesit Urim Nerguti që solli për lexuesit shqiptar romanit Hyrija të Kamel Daoud.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta