Kokainë e fshehur poshtë timonit, arrestohen tre të rinjtë nga Lushnja Dy kushërinj kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, për akuzën e shpërndarjes së drogës.
Bëhet fjalë për A.N., 34 vjeç dhe S. N., 31 vjeç, të cilët po lëviznin me makinë dhe u ndoqën nga policia e Shtetit deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku është ndaluar për kontroll.
Gjatë kontrollit të imtësishëm, në këtë automjet u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër.
Në vijim të veprimeve procedurale shtetasit A. N. dhe S. N. u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit furnizonin me Kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel