U gjetën të vdekur brenda banesës, publikohet fotoja e çiftit shqiptar në Francë
14/11/2025 14:40
Top Channel ka siguruar foton e çiftit shqiptar që u gjetën të vdekur në Francë.
Fotoja që shini më lart janë të Andon Janaqit dhe Anjeza Zeneli, me origjinë nga Korça.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e Brest-it ku çifti është gjetur i vdekur nga policia, pasi janë njoftuar nga banorët e zonës se kishin dëgjuar të shtëna me armë.
Pranë tyre është gjetur gjithashtu dhe një pushkë gjahu. Sipas raportimeve, hetuesit kanë dyshime se burri ka vrarë fillimisht gruan me armë gjahu pastaj ka vrarë veten.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, sakaq bëhet me dije se çifti ishte prindër i dy fëmijëve.
Top Channel