Tragjike në Ohio/ U përfshinë në një aksident, vdes çifti shqiptar, hapet llogari në ‘GoFoundMe’ për mbledhjen e parave për transportimin e trupave në Shqipëri

14/11/2025 13:46

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Cleveland Ohio, ku një çift shqiptarësh ka ndërruar jetë.

Albi Çela (30 vjeç) dhe e fejuarës e tij Samira Xhaferi (27 vjeç), humbën jetën pasi u përfshinë në një aksident të rëndë automobilistik.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka ndarë lajmin e hidhur në një postim në rrjetet sociale, ndërsa bën me dije se është hapur një llogari në ‘Go Found Me’ me qëllim mbledhjen e të ardhurave për mbylljen e shpenzimeve dhe transportimin e trupave në Shqipëri.

Reagimi i plotë:  

Me dhimbje të thellë lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë lajmëron ndarjen nga jeta në një aksident tragjik automobilistik në të Albi Çelës (30 vjeç) dhe të fejuarës së tij Samira Xhaferi (27 vjeç).

Albi Çela, një jurist në profesion dhe djalë i mrekullueshëm, me një penë të mprehtë dhe mëndje të kulluar, të cilit zemra i përmallonte për Shkodrën dhe Shqipërinë. Iu bashkangjit lëvizjes që në fillimet e saj, ishte kontribuesi kryesor në modelin e parë të lëvizjes për Votimin dhe Përfaqësimin e Diasporës, ura jonë e parë lidhëse me botën e të drejtave të njeriut, duke e lidhur lëvizjen asokohe me Komisioneren për të Drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës. Një penë e rregullt në Exit Neës dhe ndër të parët që krijoi një Podcast rreth “Të drejtës Ligjore” në Shqipëri, ku zëra publikë të fushave të ndryshme ndanin pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre rreth Shtetit Ligjor dhe zhvillimeve politike në Shqipëri.

Samira gjithashtu një vajzë shembullore, studente e doktoraturës në Biologji si dhe asistente në Universitetin Shtetëror të Cleveland.

Për transportimin e trupave në Shqipëri dhe mbulimin e shpenzimeve është hapur një GoFundMe, të cilin mund ta hapni në linkun e mëposhtëm: https://gofund.me/c4ad9ab30

Luten Shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë të kontribuojnë për Albi Çelën dhe Samira Xhaferin!

Shpirti iu prehtë në paqe dhe Zoti u dhëntë forcë familjarëve dhe të dashurve të tyre. Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë u qëndron pranë në dhimbjen e tyre!

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta