Kupa e Botës në ski, Lara Colturi rikthehet në pistë, në ditën e ditëlindjes së saj
Për edicionin e 52, Kalendari Pirelli thyen edhe njëherë skemat; Sølve Sundsbø transformon tokën, ajrin, zjarrin dhe ujin në lëndë vizive duke ndërthurur teknologjinë e avancuar me fotografinë tradicionale
Eksplorimi i raportit mes qenieve njerëzore dhe natyrës, përmes një riinterpretimi të 4 elementëve , por edhe forcave më abstrakte si energjia, drita dhe errësira; kjo është ideja që udhëhoqi Kalendarin Pirelli 2026 që u prezantua në Municipal House të Pragës nën vështrimin e fotografit dhe regjisorit norvegjez Sølve Sundsbø.
Natyra protagoniste
Projekti nisi në pranverën e 2025 në brigjet e Norfolk dhe në fshatrat e Essex. Më pas u spostua në studio e Londrës dhe New York ku Sundsbø përdori teknologjinë e avancuar 3D dhe ekranet e mëdha LED për të rikrijuar perëndimin, retë, zjarrin dhe ujin në një ambient të kontrolluar. Një zgjedhje e nevojshme kjo për të përfaqësuar element si era apo energjia, që si natyrë janë të padukshme. Disa komponentë si uji janë fotografuar direkt, ndërsa elementët e tjerë, sidomos zjarri janë integruar në mënyrë digjitale pasi u filmuan më parë
Maturia
Kalendari portretizon 11 gra të botës së kinemasë, muzikës, sportit dhe modës për një total prej 22 shkrepjesh; nga Tilda Sëinton dhe Gëendoline Christie te FKA tëigs, Isabella Rossellini, Venus Williams, Luisa Ranieri, Irina Shayk, Eva Herzigová dhe interpretuese të tjera për t’i dhënë formë, fytyrë dhe lëvizje forcave natyrale dhe simbolike. Sundsbø ka zgjedhur figura të matura,të afta për të ofruar një lexim personal të elementëve dhe për të bvendosur një dialog direkt me makinën fotografike
Top Channel