Publikimi i letrave të Epstein/ Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve shtyn përpara nismën e dy deputetëve amerikanë Kreu i opozitës, Sali Berisha në një konferencë për gazetarët, shpjegoi se pse ai nuk ishte paraqitur sot në SPAK për çështjen e 21 janarit.
Kryedemokrati tha se fletëthirrja nuk i është dorëzuar. Ndërkohë Berisha kujtoi se ai ka qenë i pari që ka kërkuar që për 21 janarin të kryhet një hetim i plotë.
“E kam faktuar se unë i përgjigjem çdo thirrjeje, nga çdo institucion institucioni. Nuk ka lëkundje nga unë në këtë qëndrim dhe s’do ketë kurrë.
Ata që e bëjnë veten bashkëpunëtorë në një propagandë banale. Sepse posta kur niset, ligji është të dorëzohet, atij që i dorëzohet i merret firma dhe unë kudo kam njerëz të përgjegjshëm, të cilët nuk mund të ndodhë që një dokument mos të ma japin apo të firmosin për një dokument që është adresuar te unë.
Nga data 3 që pretendohet së është dërguar deri më sot, ka patur mundësi që dokumenti të dorëzohej 5 herë tek shtëpia ime apo tek selia e PD-së, dhe nuk ka ardhur.
Ju rikujtoj se nëse shkoni tek data 21 janar në 7 të darkës, njeriu i vetëm që ka kërkuar hetim të plotë të një përpjekje për të rrëzuar një qeveri të ligjshme, është Sali Berisha”, u shpreh kreu i opozitës.
Top Channel