Zbulohet “baza” e drogës në Tiranë/ 44 prodhues dhe shpërndarës, mes tyre të mitur
Një 50-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar në Shkodër pasi kultivonte bimë kanabis në bashkëpunim me familjarët e tij.
Blutë bëjnë me dije se afër banesës së tij në fshatin Aliaj janë gjetur dhe asgjësuar 1600 bimë kanabis.
Njoftimi i policisë
DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas që ishte në kërkim.
Akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1600 bimë narkotike, afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, arrestohet 50-vjeçari.
Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin shtator.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin Gj. Ç., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shhkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1600 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel